Busquets shprehu dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, Beckham e pret në MLS

Sergio Busquets nuk do të jetë lojtar i Barcelonës, teksa ky do të jetë sezoni i fundit në “Camp Nou”, shkruan “El Nacional”.

Sipas mediave, kapiteni i Barcelonës tashmë ka diskutuar dëshirën e tij për t’u larguar me presidentin, Joan Laporta.

Me shumë gjasa ai do të vazhdojë karrierën tek Inter Miami i David Beckham.

Mesfushori 34-vjeçar është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2008, ka luajtur 711 ndeshje në të cilat ka shënuar 18 gola, dhe 42 asistime.