Duhet theksuar se Rossario është një qytet që ka vuajtur prej kohësh nga prania e përhapur e krimit të organizuar që lidhet me tregtinë e drogës, aq sa ka marrë nofkën Chicago argjentinase.

Meqë ra fjala, sot Messi nderoi të gjithë kombëtaren e Argjentinës me iPhone të veshur me ar.

Në çdo telefon është gdhendur emri i lojtarit, numri i fanellës dhe stema e Argjentinës dhe vlera totale e dhuratës së Messit është 200 mijë euro.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/02/auto_Screenshot_71677768523.png", "width": 900, "height": 602 } }

‘Po të presim’/ Qëllohet me armë në drejtim të supermarketit të familjarëve të gruas së Messit, autorët lanë një mesazh mafioz

Një supermarket që i përket familjes së Antonella Roccuzzo, gruas së Lionel Messit, është sulmuar të mërkurën në qytetin argjentinas të Rossario-s. Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmuesit lanë një mesazh në vendngjarje me një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë Messin.

“Messi po të presim, Javkin (Kryetari i Bashkisë së Rosario-s) është një trafikant droge, nuk do të të mbrojë”, shkruhej në mesazhin drejtuar kampionit argjentinas, i cili u la para supermarketit ku u qëlluan 14 plumba.

Javkin ka nisur një luftë kundër bandave që nga zgjedhja e tij në dhjetor 2019 dhe synon veçanërisht trafikantët e drogës. Pas sulmit në supermarketin e familjarëve të bashkëshortes së Messi-t, Pablo Javkin e humbi toruan para shtypit: “Është shumë e pabesë, po flasin për personin më të famshëm në botë”.