U 'akuzua' se ndau çiftin Luiz-Kiara, reagon Zhaklin Lekatari: 'Unë i nxis njerëzit të…'

Zhaklin Lekatari, opinioniste e këtij sezoni në ‘Big Brother Vip’ u ka dhënë përgjigjë të gjitha reagimeve në rrjet ku sipas komentuesve, gjatë natës 'Prime' komentet e saj bënë që mes Luizit dhe Kiarës të ketë një krizë.

Sipas Zhaklinës, ajo ka thënë se opinion në ‘Prime’ lidhet me atë që në një marrëdhënie secili duhet të zgjedhë vetën dhe jo tjetrin.

Pyetja: Atyre që kanë thënë se nuk e ke dashur këtë marrëdhënie, dhe ke ndarë çiftion Luiz-Kiara, çfarë përgjigje ke?

Zhaklin Lekatari: Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta.

Dhe në jetën time të përditshme nuk ndaj çifte, kur dikush më kërkon një këshillë unë jap një këshillë, vendimi i përket personit që është në çift.

Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdhëniet e tyre e të zgjedhin veten e tyre në vend që të zgjedhin një person tjetër, të kenë besim te vetja e tyre dhe tek projeksioni që kanë për veten e tyre.