", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/02/auto_maxresdefault_11677766531.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Produksioni i 'BBV' del zbuluar! A ishte i planifikuar skualifikimi i Evës dhe debati i saj me Kristin?

Tashmë e kemi humbur numërimin, nuk e dimë e sata herë është që produksioni i “Big Brother Vip” del zbuluar edhe nga vetë banorët që janë pjesë e shtëpisë.

Ditën e djeshme dy banore u skualifikuan nga loja, me arsyen se kanë përdorur dhunë verbale. Largimi i Ermionës dhe Evës solli edhe diskutime në shtëpi, veçanërisht ai i aktores, e cila kishte vetëm një javë që u bë pjesë e formatit.

Kjo e fundit debatoi fillimisht me Kristin për kërcimin që duhet të realizonin, si detyrë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars Big Brother Vip.” Në një diskutim me Oltën, Kristi e pranon me gojën e tij, se atij “iu tha” që të debatonte me Evën.  Olta u tregua e shpejtë për të korrigjuar Kristin, që të mos flasë më shumë.

Diskutimi:

Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.

Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.

Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.

Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes!

Kristi: Mos u kap te fjalët.

@komandante.zana #viral #trending #fypシ #fyp #fy #kiaratito #efidhedhes #meluizin #cllevioserbiano44 #butrintimeri #noizyking #kozakbraci1 #stresi #dijonisbiba #oltagixhari #bigbrotheralbaniavip #topchannel #luizejlli #cllevio #noizy ♬ original sound - ???? & ????