VIDEO-SYRI TV/ Mocioni për McGonigal, debate në Kuvend. Berisha-Ramës: Ke kryer krim
Kryeministri Edi Rama iu shmang sërish llogaridhënies për aferën me McGonigal, duke zgjedhur që të sulmojë opozitën. Në seancën me mocion me debat, ku nuk munguan përplasjet mes demokratëve dhe socialistëve. Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Ramën se është nën hetim pasi ka kryer krim, ndërsa theksoi se bllokimi i Komisionit Hetimor për këtë çështje e çon vendin drejt destabilitetit. Nga ana tjetër, Edi Rama pas përfundimit të fjalimit të tij në foltoren e parlamentit, u largua duke mos u përballur me faktet, fjalimin e Ramës, Sali Berisha e cilësoi bosh, ndërsa bëri me dije se edhe ministrat socialist janë nën hetim për këtë aferë.
Nga SYRI TV
Kreu i qeverisë Edi Rama iu shmang sërish llogaridhënies në Kuvend për skandalin McGonigal, ku drejtësia amerikane ka përfshirë në hetim ish-zyrtarin e lartë të FBI-së dhe lidhjet e tij me kryeministrin e Shqipërisë dhe personazhe të tjerë, po shqiptarë. Që në nisje të seancës plenare për mocionin me debat nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Ramën se është i implikuar në skandalin me McGonigal si dhe denoncoi manovrat e mazhorancës për mos të lejuar ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë aferë.
Por sipas Berishës pa hetimin e aferës, vendi nuk mund të ketë stabilitet.
Përball akuzave, jo vetëm nga Parlamenti shqiptar, por edhe nga drejtësia amerikane e mediat atje, kryeministri Edi Rama zgjodhi të devijojë, e në vend të përgjigjeve zgjodhi sulmin ndaj opozitës.
Pas fjalës së tij që zgjati më pak se 40 minuta, Edi Rama e braktisi sallën e Parlamentit, duke refuzuar sërish që të përballet me faktet për këtë skandal.
Me largimin e Ramës, Sali Berisha u mori sërish fjalën në foltoren e Parlamentit, ku tregoi dokumentet që tregojnë për hetimin e ministrave të qeverisë Rama.
Berisha denoncoi veprimtarinë e gjobëvënies nga dyshja Rama-McGonigal, si dhe i cilësoi fjalimin e Ramës bosh, ku sipas tij nuk dha asnjë përgjigje për këtë skandal.