FOTO/ Devijohet avioni i Lufthansas pas ‘turbulencave’, 7 të shtruar në spital

Shtatë persona u shtruan në spital pasi një avion i nisur për në Gjermani u godit nga turbulenca të rënda dhe bëri një ulje emergjente në Uashington DC të mërkurën mbrëma.

Fluturimi 469 i Lufthansa u nis nga Austin, Teksas, dhe fluturonte mbi Tenesi kur pësoi "turbulenca të rënda", sipas NBC News.

Një radar i simuluar, tregoi se aeroplani ra të paktën 300 këmbë gjatë fluturimit, ndërsa një stuhi po vërtitej mbi Tenesi dhe Karolinën e Veriut.

Aeroplani u devijua nga kursi i tij dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në orën 21:12, sipas FlightAware.com.

Një përdorues i Twitter, i cili pretendoi se gruaja e tij ishte në fluturim, tha se turbulenca ishte e papritur dhe të lënduarit nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

“Njerëzit që nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit u lënduan më së shumti sepse u befasuan se nuk e panë shenjën e rripit të sigurimit”, tha bashkëshorti i pasagjerit në Twitter.