KAFE SHQETO/ Eriona Hoxha: Gratë e dhunuara të denoncojnë, dhuna vetëm mund të rritet

Psikologia e njohur Eriona Hoxha teksa ishte e ftuar ne ‘Kafe Shqeto”u ndal në çështjen e djeshme teksa mbetën të vrarë 3 gra dhe 3 të tjera u plagosën, nga vrasësi serial,  Dan Hutra.

Hoxha ka treguar se ditën e sotme ndodhen shumë gra në të tilla pozicione, por e kanë të pamundur të flasin duke bashkëjetuar me dhunuesin e tyre për hir të familjes apo fëmijëve.

Deklarata e plotë:

Eriona Hoxha: “Ajo që më shqetëson më shumë është se gratë të cilat na shohin sot mund të jenë në të tilla kushte, përbalë këtyre kërcënimeve duhet të kuptojnë që dhuna vjen gjithmonë në rritje, përshkallëzohet por gjithmonë duke u rritur. Një mashkull i cili ofendon nënën, motrën, bashëkshorten padyshim që më vonë do të vazhdojë me një shuplakë, shkelm dhe derisa dhuna të agravojë dhe të kemi një rast siç është ai i djeshmi.

Ne të gjithë që jemi psikologë apo punojnës social kemi bërë status në këtë fillim muaj i cili është dhe muaji i femrës, por rezultati ishte fatal. Duhet që në fakt të kuptojmë edhe këtë tjetrën, që denoncueset nuk duhet që të tërheqin denoncimin apo të pendohen.

Organet kopetente apo punonjësit social që analizojnë, që bëjnë vlerësime psikologjike duhet të lëmë të kuptojmë atyre se nuk duhet të heqin dorë. Kjo do të thotë se ne në të vërtetë duhet të jemi përballë kësaj shoqërie grash ku në të shumtën e rasteve i falin dhunuesit e tyre, edhe në rastet kur këta të fundit nuk kanë bërë asnjë tentativë për të kërkuar falje, që është minimumi për dëmin që i kanë shkaktuar viktimës.

Kjo do të thotë se, duhet të këtë më shumë masa shtrënguese për këta femra që kanë varësi për çështje ekonomike ndaj burrave.

Zakonisht viktimat e dhunës dashurohen me dhunuesin e tyre në sensin më të keq të fjalës dhe realisht nuk dua të ofendoj askënd sepse këta dhunues mund të jenë edhe baballarët e fëmijëve të tyre, por ama në të tilla kushte jetesa me to nuk duhet  të jetë normale.

Klea Sula/ Syri.net