FRPD, Muçollari: Protesto nesër më 3 mars, ora 12:00!

Të rinjtë e PD për përgatiten për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita që mbahet nesër në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari, ftoi sot për t’iu bashkuar protestës së nesërme, më 3 mars në orën 12:00.

“Grupseksioni 2 i degës 7, - tha ai, -  vepron në koordinim me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në këtë zonë. Ne kemi shtuar prezencën në terren që të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë bashkëqytetarët tanë, bashkë me të cilët do t'i drejtohemi nesër bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për protestën e madhe të pranverës shqiptare. Nesër! 3 mars! Ora 12:00!” nënvizoi ai.