SYRI TV/ Rama braktis mocionin me debat, Boçi: Të ndërpritet menjëherë seanca

Pas largimit të kryeministrit Edi Rama, duke mos iu përgjigjur deputetëve në mocionin me debat, deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndërprerjen e seancës dhe rikthimin e Ramës si një detyrim ndaj Kuvendit dhe qytetarëve shqiptarë. Por kjo kërkesë u refuzua nga Kuvendi, ndërsa stafetën e sulmit të opozitës e morën deputetët socialistë. 

Nga SYRI TV

Fill pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ku shmangu sqarimet për përfshirjen e tij në skandalin me McGonigal, Luçiano Boçi kërkoi ndërprerjen e seancës  dhe thirrjen e tij në sallë për t’u përballur me pyetjet e deputetëve. Por kjo kërkesë u rrëzua sërish nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me argumentin se kryeministri e kishte kryer detyrën e tij. E më pas në të njëjtën linjë vijuan sulmet ndaj opozitës edhe nga deputetët e Partisë Socialiste. 

Luçiano Boçi: “Ndërpriteni seancën deri në momentin që do të vijë kryeministri. Gallatë me tre çështje të rëndësishme; për interpelancën duhet të jetë me patjetër kryeministri. Si mund të vazhdojë kjo seancë false, një shoë? Unë kam pyetjet, jap argumentet e mi dhe ai përgjigjet. Ka 5 javë që e pret parlamenti dhe publiku shqiptar. Parashkrimi i tij ishte thjesht një frymëzim personal, jo një ligjëratë me vlera, por një hartim i shkollës së mesme. Nëse doni ta quani seancë, kjo nuk është seancë. Thirreni kryeministrin pasi ka munguar disa kohë dhe të përgjigjët këtu. Ne debatin me atë e kemi, ndaj ndërpriteni. Ulsi, nuk e zëvendëson dot”.

Lindita Nikolla: E kemi vendosur në seancë që ikën.

Taulant Balla:  Ç’u fry mali dhe polli një mi. Kjo ishte se shoh interesin tuaj. Ikni tani. Ik Luçi se duhet të sjellësh nesër 37 protestues nga Elbasani. Ik dhe ti Sali, nuk sjell dot njeri. Dosja hetimore që ka shkuar në gjyq ka ngritur 1 akuzë për 1 person që quhet Charles McGonigal. Këtu mbyllet kjo çështje. 

Ervin Salianji:”Për herë të parë, sterronte dhe ishte strehuar në egoizmin e vetë dhe nuk doli nga asnjë fjalë që i kishin shkruar. Pse nuk e thotë kryeministri që pas takimit A dhe B shkuan në SHBA dhe korruptuan shefin e FBI?! Hartimi i kryeministrit sot ishte shumë i dobët. Nuk është folur kurrë në këto përmasa, nga SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Itali etj, më shumë sesa sot për korrupsionin dhe gjithë elementët e tjerë që e kanë sterruar këtë vend.”

Edhe pas largimit të kryeministrit Rama, deputetët e opozitës vijuan me parashtrimin e akuzave të ngritura nga drejtësia amerikane për skandalin Rama-Mcgonigal, shumë prej të cilave janë konfirmuar publikisht edhe nga mediat më prestigjoze në SHBA.