Myftinia e Tiranës nis përgatitjet për muajin e Ramazanit

Në kuadër të parapërgatitjeve për muajin e bekur të Ramazanit, Myftinia e Tiranës njoftoi se ka nisur ciklin e takimeve me besimtarët “Për një Ramazan të Begatë” në xhamitë e Tiranës.

Takimi i parë do të zhvillohet me xhamitë e zonave Kombinat, Pezë, Ndroq dhe Sharrë.

Kjo mbrëmje fetare do të zhvillohet ditën e premte, pas namazit të akshamit në Xhamia e re Kombinat, ku do të jenë të pranishëm Myftiu i Tiranës, Lauren Luli dhe zv. Myftiu Gazment Teqja-Bilal.

Të gjithë besimtarët e këtyre zonave janë ftuar të marrin pjesë.