Kush është Elira Kokona/ Rama dërgon ‘sekseren’ e tij në takime për vulën
Kryeministri Edi Rama duket shumë i angazhuar në lidhje me gjyqin që do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike.
Burime të SYRI TV thonë se ai ka angazhuar ‘sekseren’ e tij për këtë çështje.
Bëhet fjalë për Elira Kokonën, që aktualisht punon në kryeministri si zëvendëse e Sekretarit të Përgjithshëm, Engjëll Agaçi.
Burimet thonë se ai po kontakton dhe po u bën presione njerëzve të drejtësisë që vulën e PD-së ta kalojnë te Enkelejd Alibeaj.
Të njëjtat burime shtojnë se Kokona është një nga njerëzit më të fuqishëm të rrethit të ngushtë të Ramës.
Ajo bën ‘de facto’ punën e Agaçit dhe ‘kujdeset’ për kontrollin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të trupave të vetingut.
Vendimi për vulën pritet të merret të premten.