Masakra/ Dan Hutra dhunoi barbarisht ish-bashkëjetuesen para 8 muajsh
Dëshmitë tronditëse kanë dalë në drite nga vrasja e trefishtë e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku mbetën të vrara tre gra dhe tre të tjera të plagosura.
BW raporton se Dan Hutra 8 muaj më parë ka dhunuar Elena Hysën .
Dhuna ka ndodhur në sy të të gjithë fqinjëve. Hutra ka ardhur me fugon dhe ka dhunuar Elenën në sy të fqinjëve në mënyrë barbare.
Dan Hutra u arrestua pas thuajse gjashtë orësh në kërkim.
Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave u arrestua rreth orës 18:45 të së mërkurës.
Pas identifikimit të tij nga pyetja e të plagosurve, dëshmitarëve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, ai u lokalizua dhe u prangos në afërsi të landfillit të Sharrës. Me vete kishte edhe armën kallashnikov me të cilat mori tre jetë dhe rrezikoi tre të tjera.