Disa të arrestuar/ Zbulohet vila e barit në Mallkuq me vlerë 100 mijë euro
Goditet një grup kriminal në Tiranë.
Një vilë bari është zbuluar nga policia në Tiranë. Në një deklaratë për shtyp drejtori i policisë vendore Tiranë Tonin Vocaj deklaroi se ishin sekuestruar 61 kg kanabis në një vilë të përshtatur në Mallkuq, me vlerë 100 mijë euro.
“Dua të bëj prezent rezultatet e dy operacioneve të suksesshme të realizuara në 12 orët e fundit në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës.
Nga kontrolli i udhtruar në fshatin Mallkuq policia gjeti 61 kg kanabis e paketuar dhe gati për shitje. Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbenij për kultivimin e kanabisit, si llampa, ventilator, shutgun, municion luftarak," deklaroi Vocaj.