Krasniqi: Emigrimi masiv i të rinjve po e godet rëndë ekonominë e re të Kosovës

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi dje se emigrimi masiv i të rinjve dhe punëtorëve nga Kosova, po godet rëndë edhe ekonominë e re të Kosovës."

"Gjatë vizitës në Kamenicë, - tregoi Krasniqi në Fb, -  kam vizituarfFabrikën e mobiljeve “Wood Product” ku pronari Adil Kryeziu shprehu shqetësimin se punëtorët që kanë përvojë pune po ikin për punë në Kroaci dhe vende tjera të Bashkimit Evropian.

Fatkeqësisht, shumë të rinj nga i gjithë vendi po e braktisin Kosovën në kërkim të persepektivës dhe rritjes së mirëqenies në shtetet tjera. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur, dhe shumë biznese rrezikojnë të shuhen në të ardhmen për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

Prandaj, detyrë e jona e përbashkët duhet të jetë kthimi i besimit në institucione, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, përmes të cilave krijohen vende të reja pune me paga dinjitoze për qytetarët."