Tragjedia e trenit në Greqi: Binjaket 20-vjeçare dhe kushërira e tyre po ktheheshin në Selanik
Thomi dhe Chrysa Plakia dhe kushërira e tyre e pare, Anastasia Plakia, u identifikuan përmes ADN-së.
Greqi - Kastraki është zhytur në pikëllim për vdekjen e dy binjakeve 20-vjeçare dhe kushërirës së tyre nga përplasja e trenit në Larisa. Prindërit e tyre dhe ato vetë janë shumë të njohura në këtë qytet.
20-vjeçaret Thomi dhe Chryssa Plakia dhe kushërira e tyre e parë Anastasia Plakia prej pak kohësh kanë studiuar në Selanik dhe kanë vendosur të kalojnë tre ditët pushime me familjet e tyre në vendin e origjinës.
Siç tha për ANT1, Alexis Kougias, me të cilin dy familjet e goditura nga tragjedia kontaktuan për aë marrë përsipër këtë çështje, “ato ishin studente të shkëlqyera dhe po shkonin në Selanik për të vazhduar studimet, pasi kishin kaluar tre ditë me prindërit e tyre”.
“Është një tragjedi. Dy vëllezër dhe dy zonja, banorë të zonës me hotel dhe restorante në Kastraki, që është porti i Meteorës, humbën tre fëmijë. Njëri humbi vajzat binjake dhe tjetri vajzën e vetme”, shtoi z. Kougias.
Vajzat e pafat u identifikuan përmes ADN-së
Prindërit e tre vajzave, Nikos dhe Dimitris Plakias, pronarë të tavernës së njohur "Gardenia" në Kastraki, sapo morën lajmin për aksidentin shkuan menjëherë në Larisa ku fatkeqësisht pas orëve të pafundme ankthi. iu kërkuan të jepnin materialin e ADN-së për të vërtetuar se tri trupat i përkisnin vajzave të tyre.
Dy vëllezërit janë të njohur edhe në botën e sportit të Thesalisë, pasi Nikos ka qenë prej disa vitesh drejtuesi dhe “dhjetëshja” e skuadrës së “Vrachos” dhe Dimitris ka qenë pjesëtar i të njëjtit ekip.