Premier League/ Arsenali e mbyll pjesën e parë me Evertonin në avantazh të dyfishtë

Kryesuesit e Arsenalit e kanë mbyllur pjesën e parë ndaj Evertonit me triumfin 2-0, falë golave të shënuar nga Saka dhe Martineli në minutat 40 dhe 45+1’.

Meritë absolute për golin e parë ka padyshim edhe mesfushori Zinçenko, që bën gjithçka mirë, duke servirur një top fantastik për talentin Saka, që nuk fali, duke përshëndetur rrjetën e Pikford.

Ndërkohë përpara përfundimit të pjesës së parë, ishte braziliani që pas asistit të Saka, nuk fali para portës duke dyfishuar shifrat.

Fillimisht gjyqtari sinjalizoi pozicion jashtë loje, më pas VAR-i, konfirmoi se gjithçka ishte e rregullt.

Vlen të theksohet fakti se ky duel mes Arsenalit dhe Evertonit, është i vlefshëm për javën e 7-të të Premier Ligës.

Një takim i prapambetur, që në rast triumfi, i jep mundësinë skuadrës së Artetës të shkëputet me 5 pikë nga ndjekësit e Manchester Cityt.