Greta Loku: Qeveria na mbyti në propagandë, por kur do i hedhin njëherë sytë nga fermerët?
Fermerja Greta Loku e ftuar në “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv ka treguar se qeveria vazhdon të bëjë propagandë të shëmtuar në lidhje me bujqësinë dhe blektorinë në vend kur praktikisht realiteti tregon gjithçka ndryshe.
Loku është shprehur se Shqipëria ka skemat mbështetëse më skandaloze aq sa nuk krahasohet as me rajonin, teksa thekson nga neglizhenca e qeverisë duhet edhe importet ti marrim nga vendet fqinje.
“Unë ndez televizorin dhe shoh që është dikush andej nga ministria e bujqësisë që propagandon se subvencionet apo fermerët në Shqipëri po mbështeten fuqishëm. Unë di ti them atyre njerëzve që në rast se zbresin në terren kjo gjë nuk ndodh.
Pse nuk krahasohen me rajonin? Ne kemi skemat mbështetëse më skandaloze në të gjithë Europën e rajonin. Ne kemi buxhetin për bujqësinë dhe blektorinë dhe zhvillimin rural më të ulëtin në të gjithë rajonin. Ne kemi eksportet e larta por se ne sikur jemi strabik e shohim me njërin sy. Po importet si janë? Unë në mirditë nuk e di pse kam produkte greke apo serbe kur unë ato produkte mund ti prodhoj fare mirë në Shqipëri?”