Përplasja e trenave në Larisa, pezullohet futbolli grek

Pas aksidentit fatal në Larisa si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy trenave që ndodhi pak para mesnatës së së martës, Federata Greke e Futbollit ka vendosur që të pezullojë të gjitha ndeshjet.

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë.