SYRI TV/ Apeli e kishte lënë në burg, Dritan Hutra lirohet pas 2 ditësh. Gjykata: Plotësoi paraburgimin!
Në datën 16 shkurt 2023 Dan Hutra është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Lirimi i 41-vjeçarit ka ardhur pasi është shuar masa e sigurisë, sepse vendimi me një vit burg për dhunë në familje, ishte plotësuar më kohën e paraburgimit.
SYRI TV
Dan Hutra i shpallur në kërkim në kërkim për vrasje dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, në datën 16 shkurt 2023.
Në një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë që është siguruar nga Syri Tv, shihet se lirimi i 41-vjeçarit ka ardhur pasi ishte shuar masa e sigurisë ajo e "arrestit në burg".
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari që mban date 16.2.2023, thuhet se shuarja e masës së sigurisë "arrest me burg" për Dan Hutrën është bërë pasi koha e vuajtjes në paraburgim është më e madhe se vendimi i dënimit me një vit burg për akuzën e dhunë në familjes.
Për këtë arsye me një urdhër ekzektimi kërkohet lirimi i tij, në datën 16 shkurt 2023 nga paraburgimi i 313-ës në Tiranë.
Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Hutrin i cili ishte kapur në qershor të 2022 për dhunë në familje, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm jep me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në detyrim për paraqitje.
Kërkesa të cilat janë bërë në janar të 2023, para se Gjykata e Tiranës ta lirojë Hutrën më 16 shkurt të këtij viti.
Sipas Apelit të përgjithshëm mësohet se Gjykata e Tiranës me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.1.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi rrëzimin e kërkesës duke e lënë në qeli.
Sipas njoftimit të organit gjykues thuhet se çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, por në datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë atë të arrestit me burg.
Por menjehërë pas këtij vendimi vjen vendimi i Shkallës së Parë e cila duke përllogaritur kohën e qëndrimit në parabugim me vendimin e denimit, masa e sigurisë së Dan Hutrës e kishte plotësuar dënimin me një vit dhe sipas ligjit automatikisht ajo shuhet dhe Hutra u la i lirë më 16 shkurt të vitit 2023.