Takim urgjent me drejtuesit, Kolela mendon largimin nga Partizani para derbit

Situatë shumë kaotike te Partizani pas humbjes në Shkodër në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Raportohet se trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela, po mendon largimin nga Partizani, edhe pse ka një derbi shumë të rëndësishëm ndaj Tiranës që mund të përcaktojë fatin e kampionatit vetëm pas katër ditësh.

“Zhvilloi një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama dhe drejtorin sportiv Elton Marini pas ndeshjes këtu në korridorin e stadiumit”, shpjegoi gazetari i “Oversport”, Alban Xhihani, i cili bëri të qartë se trajneri italian nuk do jepte komente para kamerave pas ndeshjes.

“Kanë diskutuar dhe po vihet në pikëpyetje vijimësia e tij në pankinë. Nuk ia kanë kërkuar largimin, është ai që po e mendon. Ndaj do të shohim në vijimësi nëse do të jetë ai apo jo trajneri në derbi të hënën”, theksoi Xhihani.