Aksident në aksin e vjetër Laç-Milot, dy persona drejt Traumës, detajet e para
Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, pranë fshatit Shullaz.
Sipas korrespondetit të Syri Tv, një automjet tip Sharon është përmbysur, ndërsa mendohet se shkak për këtë ka qenë lagështira në rrugë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore drejt Spitalit të Traumës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.