Ndryshime në radhët e policisë së Vlorës dhe Lushnjes
Ndryshimet kanë prekur radhët e policisë së Vlorës.
Mësohet se është emëruar në pozicionin e shefit të komisariatit të Vlorës, Emiljano Duqi.
Duqi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të komisariatit të Skraparit.
Sakaq, Agim Basha, nga Vlora emërohet shef komisariati në Lushnje.