Mediat spanjolle i bëjnë jehonë video-mesazhit të Vedat Muriqit

Mediat spanjolle i bëjnë jehonë video-mesazhit të Vedat Muriqit, përmes së cilit deklaroi se do të mundohet që me kontributin e tij të ndikojë tek Spanja për ta njohur Kosovën.

KOK nderoi sulmuesin e Kosovës dhe Mallorcas me "Çmimin Special 2022", në ceremoninë e Laureatëve 2022.