Indrit Hoxha: Siguria në vend jashtë kontrolli, Çuçi të japë dorëheqjen

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka reaguar në lidhje me krimin makabër që tronditi sot vendin, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha shprehet se ndërkohë që Rama përdor Policinë e Shtetit për interes të bandave, rendi dhe siguria në vend ka dalë jashtë kontrolli.

Postimin, Hoxha e mbyll duke i sygjeruar Minstrit të Brendshëm, të japë dorëheqjen.

Postimi i Indrit Hoxhës: 

Nderkohe qe Rama perdor policine e shtetit per interes te bandave dhe krimit te organizuar ne vend te cilat jane kthyer problem dhe per vendet e BE dhe te Amerikes Latine, rendi dhe siguria ne vend ka dal totalisht jashte kontrollit!

Ministri i brendshem te jap doreheqjen