Vendimi për pallatet 50-vjeçare, Koçi: Totalisht antikushtetuese, siguria juridike zero
Gentian Koçi avokat ishte i ftuar ditën e sotme në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ku komentoi projektvendimin e qeverisë për të prishur pallatet 50-vjeçare, duke u shprehur se ky është një rrëmbim i pronave të qytetarëve nga qeveria teska shtoi se qëllimi i këtij projekt-vendimi është që mos tu jape asnjë hapësirë banorëve për të negociuar nesër me PPP-të.
“Ky projekt vendim në dijeninë time nuk është i këtij viti është i disa kohëve më parë dhe një vazhdimësi e marrjes së pronës siç u zhvillua në Myslym Keta. Kjo lloj forme është totalisht antikushtetuese, dhe nuk mund të merret me ligje që nuk kanë asnjë bazë ku të mbështeten as në Kushtetutë dhe as në Konventë. Po flas për Kushtetutën dhe Konventën sepse tashmë legjislacioni ynë është bërë aq i pasigurt sa siguria juridike është thuajse zero tashmë në Shqipëri.
Prona është jeta dhe mendo që një familjeje i duhen të paktën 20-25 vjet për të marrë një pronë, pra është gjysma e jetës tyre, minimalisht.
Edhe në Kinostudio janë lagje të tëra me godina dy katëshe që kanë hapësira ndërmjet tyre dhe janë të lakmueshme për godina të reja. Me aq informacion sa kemi nuk ka një bashkëpunim mes qeverisë lokale dhe banorëve. Qëllimi i këtij projekt-vendimi është që mos tu jape asnjë hapësirë banorëve për të negociuar nesër me PPP-të”, u shpreh Koçi.