VIDEO-SYRI TV/ Skeda e autorit të masakrës në Kodër-Kamëz, kreu 4 krime në familje
Dan Hutra, autori i masakrës në Paskuqan, ka kryer një seri krimesh brenda familjes. Precedentët e tij kriminalë nisin në vitin 2001, kur mori peng kunatën dhe përdhunoi kunatën tjetër, ndërsa gjashtë vite më vonë vrau ish të fejuarën në Tiranë. Një vit më parë ai u arrestua për dhunë në familje, por në 16 shkurt të këtij viti. Vetëm pak ditë pas rifitimit të lirisë, ai kreu masakrën në familjen e ish bashkëshortes.
Nga SYRI TV
Autori i krimit të rëndë në familje, që ndodhi në Kodër Kamëz, Dan Hutra është një person me precedentë të theksuar kriminal. Brenda 15-viteve, ai rezulton se ka kryer tre herë krime të rënda në familje.
Në 15 dhjetor të vitit 2007, Dan Hutra vrua në mënyrë makabre ish të fejuarën e tij 22-vjeçare, Dafina Havalja. Kjo e fundit u qëllua disa herë me thikë brenda banesës nga në zonën e fushës së Aviacionit në Tiranë.
Motiv i krimit të rëndë të 15-viteve më parë ishte xhelozia, ndërsa për ngjarjen, Dan Hutra u dënua nga Gjykata e Tiranës me 24 vjet heqje lirie, nga e cila duket se ka vuajtur vetëm disa vite.
Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante dënimin në burgun në Drenovës, kishte futur disa sharra hekuri, siç duket duke planifikuar arratisjen. Megjithatë pas lirimit nga burgu, Dan Hutra kishte lidhur martesë me shtetasen Elena Hysa, me të cilën kishte dhe një vajzë 4-muajshe.
Por, as kjo martesë nuk ka shkuar mirë mes çiftit, ku disa muaj më parë autori dhe ish-bashkëshortja e tij, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja e kësaj të mërkure, janë divorcuar.
Shkak i divorcit ka qenë dhuna e vazhdueshme që Dan Hutra ka ushtruar ndaj ish-bashkëshortes. Për dhunën në familje, Dan Hutra ishte arrestuar nga policia në 16 gusht të vitti të kaluar, ndërsa ishte liruar nga burgu në datën 16 shkurt të këtij viti.
Dhe duket se pas lirimit nga burgu, Dan Hutra ka planifikuar dhe vënë në zbatim krimin e tretë në familje, ku ekzekutoi motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes, ndërsa kjo e fundit dhe nëna e saj mbetën të plagosura me armë zjarri.
Dan Hutra ka qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër.