Ancelotti: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon, por unë nuk jam magjistar

Real Madridi është ende në garë në të gjitha frontet dhe kjo i pëlqen Carlo Ancelotti , edhe pse Barcelona është disi e shkëputur në kampionat.

Trajneri italian foli në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit: ““Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Champions League.

Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, është shprehur tekniku italian.”