EMRI - FOTO/ Ky është autori i dyshuar i krimit me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë.

Ai është Dan Hutra, ndërkohë Syri tv ka siguruar edhe foton e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.