Të shtënat në Paskuqan, dhëndri qëllon familjarët e gruas, dyshohet për dy viktima
Të shtëna me armë janë regjistruar pak momente me parë në Paskuqan.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Kthesa e Kamzës".
Për pasojë, deri më tani dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën.
Ramazan Kuta është personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij, ngjarje që ka përfunduar me të paktën dy viktima.
Mësohet se autori u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar mbi ta.
Deri më tani mësohet se një nga viktimat është vjehrri i Kutës, ndërsa tjetra është një grua.
Nuk dihen ende detaje të tjera mbi ngjarjen.
Edhe arsyet e konfliktit ende nuk dihen.