Ilir Meta vizitë në selinë blu, takohet me kreun e demokratëve Sali Berisha
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar paraditen e sotme kreun e demokratëve Sali Berisha në selinë blu.
Kjo vizitë e kreut të PL-së vjen një ditë para seancës parlamentare të 2 marsit ku pritet që Edi Rama të japë shpjegimet e tij në Parlament për skandalin ‘McGonigal’, ku është i përfshirë edhe kryeministri shqiptar.
Gjithashtu pjesë e diskutimit mendohet të jetë dhe organizimi i protestës së thirrur në 3 mars ora 12:00 nga opozita shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës.