FOTO/ Momente dramatike jashtë spitalit të Larisës – Dëgjohen britmat e prindërve

Greqi - Mosha të reja, shumica studentë që udhëtonin nga Athina për në Selanik janë në pjesën më të madhe të tyre, viktimat e përplasjes vdekjeprurëse të trenit në Tempi.

Në Kalambaka ka zi, pasi tre vajza, dy motra binjake dhe kushërira e tyre e parë, të gjitha studente, janë në listën makabre të të vdekurve.  Sipas informacioneve të trikalavoice.gr ato tashmë janë identifikuar, ndërsa lajmi e ka futur në zi Kalambakën pasi është një familje e njohur, me aktivitet të dendur biznesi në qytet.

Momente dramatike po kalon spitali i Larisës, ku dëgjohen britmat e prindërve që identifikojnë fëmijët ose i kërkojnë.

Nuk kanë fund gjetjet e tmerrshme

Deri pak para orës 12 të mesditës, zjarrfikësit gjetën pjesë të tjera trupash, të cilat dyshohet se i përkasin dy trupave. Është ndjekur e njëjta procedurë, janë vendosur në thasë të zinj dhe janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm për të ndjekur procedurat e përcaktuara.