Drama ‘Hailey-Jenner-Gomez’! Jordyn Woods futet në ‘lojë’, ja anën e kujt mban

Jordyn Woods ka mbështetur në mënyrë indirekte Selena Gomez në mes të dramës së saj me Hailey Bieber dhe Kylie Jenner. Themeluesja e ‘Woods by Jordyn’ doli në rrjetet sociale duke i bërë marketing markës së kozmetikës së Gomez, ‘Rare Beauty’, raporton ‘Pagesix‘.

“Të duash këtë laps buzësh”, shkroi Woods në Snapchat, teksa ishte duke aplikuar lapsin e buzëve.

Në një video tjetër, ajo u dha fansave një vështrim më të afërt të ngjyrës, të cilën me ironi e quajti “Fjalë të mira”.

Videoja u shpërnda në Twitter, ku fansat mbështetën Woods për qëndrimin që bëri ndaj Gomez në mes të dramës së saj me dy yjet e njohura, Kylie dhe Hailey.

“SHADE… nuk ka asnjë lojë fjalësh“, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shkroi, “Oh Jordyn po futet këtu dhe unë jam i interesuar”.

“Selena po përfiton më së shumti nga kjo mbretëreshë e dramës,” shkroi një person tjetër në Twitter.

Hailey Bieber dhe Kylie Jenner morën vëmendje të martën kur Kylie postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre. Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat”. Ajo shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid“.

Përdoruesit e TikTok-ut, akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me videon e Gomez me postimin e tyre. Pas kësaj drame, Selena mbylli rrjetet sociale.