FOTO/ Mori titull në Peskara, Paloka tallet me Ramën: Ky në mes duket që është më i madhi!
Edi Rama ka marrë një titull sot në qytetin italian të Peskara.
Zyra e shtypit pranë kryeministrit është kujdesur që në njoftimin e shpërndarë për mediat dhe lajmet e publikuara në media, të shmanget emri i qytetit italian.
Kjo për shkak të konotacionit që merr emri në shqip.
Mirëpo, deputeti i PD, Edi Paloka e ka shprehur në Facebook mendimin e tij për çmimin e marrë nga Rama.
"Fix 5 qenkan. Ky ne mes duket qe eshte me i madhi!", shkruan Paloka duke publikuar foton e Ramës me të tjerët, pas laureimit në Pescara.