Kreu i PD, Çela: Po copëzohet zona e mbrojtur në Drilon, që të ndërtohen pallate

Kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela, duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me atë që po ndodh në zonën e Drilonit.

Gjatë bisedës me Adi Krastën, Çela është shprehur se, po rrezikohet dalja nga UNESCO, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndërtohet aty.

‘Është copëzuar zona e mbrojtur, me qëllim për të ndërtuar mes Drilonit dhe Tushemishtit. Këto ndërtime mund ti bënte një ndërmarrje e bashkisë, por me tendera të frikshëm që shkojnë në 5.7 mln euro vetëm për fazën e parë.

Unë i ftoj qytetarët e Pogradecit në një reagim në lidhje me këtë situatë. Këta duan ti hapin rrugë copëzimit dhe për të hequr Drilonin në UNESCO dhe më pas për të ndërtuar.

Copëzimi i pjesës së mbrojtur për ti dhënë hapësirë ndërtimeve, ku askush nuk thotë sa godina do të kemi, sa kate, por që në të tilla raste ne e dimë shumë mirë që hapësira për abuzim është e frikshme’, u shpreh kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela, në SYRI TV.