Fuga gënjen në emër të Escobar/ Mediat e Ramës ndryshojnë deklaratën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për herë të parë për aferën Rama-McGonigal.

Ai deklaroi se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar nga hetimi i nisur nga FBI-ja.

“Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit. Çështja McGonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të Sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI-së”, tha Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

Por deklarata u interpretua nga mediat e kryeministrit Edi Rama si një lajm që shfryn akuzat e opozitës.

Ndërkohë, çdo zyrtar amerikan e ka thënë vazhdimisht se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk dëmtohen sepse ato janë të bazuara mbi miqësinë mes dy popujve.

Po ashtu, mediat e Ramës thanë se zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është pjesë e hetimeve të nisura ndaj ish-shefit të Departamentit të Kundërzbulimit të FBI-së.

Të instruktuara nga Endri Fuga i Ramës, ato nxituan të përhapin lajmin se DASH nuk po heton, ndërkohë që ky është një manipulim pasi DASH nuk ka në natyrë institucionale këto hetime. Escobar përsëriti disa herë se është FBI duke hetuar për këtë skandal.