Mima: Ndërtimi në Tiranë një 'minë' që do t'i shpërthejë Ramës

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së, Florian Mima duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka analizuar situatën e industrisë së ndërtimit në Tiranë.

Duke komentuar vendimin e fundit të qeverisë Rama, për shembjen e ndërtesave mbi 50 vjeçare në Tiranë, Mima u shpreh se kjo është një minë që do të shpërthejë.

‘Që ndërtimi të ruajë peshën e tij, në ekonominë e vendit, duhet të ndërtojë 1 mln metra katrorë në të gjithë Shqipërinë. Vetëm në Tiranë kemi 3 milionë metra katrorë të dhëna, të financuara me burime tejet të dyshimta.

Ne kemi një ide goxha të qartë se nga vjen.

‘Kjo flluksë të shpërthejë’. Rama është një ushtar që ka minuar fushën, por i ka humbur harta e minave. Dhe një nga minat që do të plasë është pikërisht kjo e ndërtimit, ku kostot janë pak a shumë ato që kanë qenë si 20 vite më parë. Por të flasësh për çmime apartamentesh me 4 mijë metri katrore është e frikshme.

Të shiten ndërtesa, dinosaurë të stërmëdhenj që në gropë, kjo tregon se shumica financohen jo nga mundi dhe puna e ndershme e shqiptarëve, por nga burime shumë të dyshimta të afërta me qeverinë dhe narkoshtetin’, tha Florian Mima në SYRI TV.