VIDEO/ Të rinjtë e FRPD-së shpërndajnë fletëpalosje: Pse duhet protestuar në 3 mars

Në datën 3 mars opozita ka thirrur protestë masive e cila do të mbledhë në shesh qytetarët për shumë arsye se pse duhet rrëzuar qeveria "Rama".

Ditën e sotme të rinjtë e FRPD-së kanë shpërndarë fletëpalosje në rrugët e Tiranës. 

Në to janë renditur disa nga skandalet e kësaj qeverie që e kanë çuar Shqipërinë si një nga vendet me mirëqenien me të ulët në Europë, ndërsa shqiptarët nuk shohin rrugëzgjidhje tjetër veçse të largohen nga vendi.  

Më poshtë do të lexoni disa nga mesazhet e fletëpalosjeve:

937 mijë vetë të larguar nga Shqipëria drejtë BE-së. – Shifra këto nga Eurostat

Shqipëria numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE

Shqipëria rruga kryesore e kokainës, heroinës dhe kanabisit.- DASH

Qeveria ka vjedhur/ abuzuar 8.2 miliardë euro nga fonde publike –KLSH

Tirana ndër 10 qytetet më të ndotura në botë. –Numbeo

Nga rrogat më të larta në rajon në 2013, sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta

Inceneratorët e Ramës u kushtuan qytetarëve 430 milionë euro

1 km rrugë në Shqipëri kushton 5 fishin e BE

1 shkollë në Tiranë kushton 5 fishin e Berlinit