Godinat mbi 50-vjeçare 'në dorë' të Ramës/ Shehaj: Do shikoni çudira! Çështjen do e çojmë në SPAK
Ish-drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj e ftuar në 'Task Force' me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, komentoi vendimin e fundit për pallatet që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, të cilat do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.
Shehaj u shpreh se po bëhet një analizë shumë e qartë se kush janë kompanitë, lidhjet familjare që kanë, drejtorët e përfshirë të bashkisë, teksa shtoi se të gjitha detajet do shkojnë në SPAK, ndonëse besimi te ky organ i drejtësisë, mungon.
“Një pallat i madh për tu ndërtuar nga fillimi kushtonte 1.5 milionë dollarë dhe në rikonstruskion këta thonë, ndryshimi i dyerve dirtareve dhe të gjithave. Unë nuk e di pse do rikonstruktonin pallate që i kishin dyert dhe dritaret në vend. Hidroizolimi i tarracave, kanë futur në lojë ligjin e eficencës që të bënin sistemin kapot, po unë nuk e di këta rikonstruksionet që bënë këta kujt ia vunë sistemin kapot? Dhe ajo çfarë hulumtojmë tashmë, është se kur janë bërë kontratat për tu bërë godinat e 5 Majit me paratë e shtetit, çmimi ka variuar nga 420-430 mijë lekë në 450 mijë lekë për metër-katror ndërtim.
Kata kanë falsifikuar çdo gjë, ne kemi analizuar çdo gjë, kemi analizuar dhe kompanitë ku ndër më të famshmet është një kompani 'Infratech' mos gaboj. I kemi analizuar kush janë lidhjet familjare që kanë, drejtorët e bashkisë që kanë përfituar. Do shikoni çudira. Ne po bëjmë një analizë shumë të qartë sepse të gjitha këto do shkojnë në SPAK, ne nuk kemi SPAK por ne kemi vendosur që SPAK-ut t’ja lëmë letrat aty. Ne kemi nevojë për këdo që ka përvojë nga ana inxhinierike për të na ndihmuar se po analizojmë çdo prevendim, çmimi i tregut nga çmimi që marrin këta për bazë janë çmimet e një VKM-je, një udhëzimi të 2016-tës”, u shpreh Shehaj.