Berisha: Rama dhe qeveria e tij kërkojnë të shembin 96 mijë banesa në Tiranë
Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me drejtues të degëve 6, 13 dhe 16 në Tiranë.
Berisha foli për vendimin me të cilin Edi Rama kërkon të shembë 96 mijë banesa në Tiranë.
"Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij. Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij", tha Berisha.