Gjesti fantastik i sulmuesit të Barcelonës, Dembele shpëton nga falimentimi klubin ku u rrit

Origjina nuk duhet harruar kurrë! Të paktën Osman Dembele nuk e ka bërë kurrë këtë, siç tregon gjesti i tij fantastik.

Sulmuesi i Barcelonës ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht Evreux FC 27, klubin ku ai u rrit. Skuadra që aktualisht renditet e nënta në National 2 udhëtonte në ujëra të turbullta si rrjedhojë e krizës ekonomike, por pikërisht Dembele ka vendosur që t’u dhurojë 100 mijë euro nga xhepi i tij dhe të shmangë falimentin e skuadrës franceze.

Këtë e ka zbuluar vetë klubi i Evreux, i cili falënderoi me një komunikatë zyrtare: “Falënderojmë Dembelenë për dhurimin e tij, duke na lejuar që të vazhdojmë të punojmë të qetë me 700 anëtarët tanë dhe t’i japim kuptim punës që bëjnë çdo ditë edukatorët dhe vullnetarë tanët, që fëmijët të praktikojnë ende disiplinën e tyre”.