Danaj: Rama kërkon të shesë Tiranën për të krijuar mburojë në mandatet e ardhshme

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj i ftuar në Taske Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka deklaruar se projekti i qeverisë për shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Tiranë po përdoret për pastrimin e parave.

Danaj shprehet se me anë të këtij projekti qeveria kërkon t'i falë kompanive bashkëpunuese zemrën e Tiranës dhe periferitë e saj, duke formuar kështu një mburojë rreth vetes për të fituar mandatet e ardhshme.

Sektori që përdoret më shumë për pastrimin e parave është në Shqipëri është sektori i ndërtimit. Po ta shikojmë në qendër të Tiranës çmimet lëvinin nga 2000 në 3000 deri në 5000 euro për metër katror.

Mua më duket sikur qeveria shqiptare po bën dy lojra. E para, zonën e qendrës së Tiranës t’ia ofrojë disa kompanive ose disa individëve, klientë të qeverisë. Do ndërtojnë disa kulla aty brenda. I jep zemrën e Tiranës këtyre individëve që janë të politikanëve dhe pastaj të kaloj ti shesin me 5000 a 6000 euro apo sa do të rritet çmimi. Nga ana tjetër kemi përsëri të njëjtet individ që kanë ndërtuar në periferi të Tiranës  dhe këta kanë nevojë për këta individ që po ia japin qendrën që ti mbushin  edhe periferinë. Në qendër do rrinë ata që kanë shumë lekë, do pastrohen lekët që një pjesë e mirë është nga vjedhjet, nga amnistia fiskale, një pjesë tjetër qytetarëve që do të shpronësohen nga ajo pronë.

Gjithë këto VKM, gjithë këto analiza që do të paguhen nga paratë e këtyre qytetarëve mos ndoshta ka të bëjë përtej lidhjes me fushatën elektorale ose kryeministri po mendon më shumë se 1 mandat dhe po kërkon të forcojë dhe të blindojë gjithë veten e tij me këta njerëz të fuqishëm rreth vetes?

Unë mendoj që kjo është e gjitha një e mirëmenduar që në momentin e tërmetit derisa mori shkasë nga tërmeti i Turqisë".