Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. 

IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. 

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 rihter me epiqendër në Shalës të Elbasanit dhe thellësi 5 km.  

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete si Lushnje, Fier, Cërrik dhe Gramsh.