Akil Kraja: Pallatet 50-vjeçare justifikim, kërkohet të rrëmbehet prona private e qytetarëve
Akil Kraja, drejtor i kabinetit të kryetarit të PD, Sali Berisha, shprehet se nisma e qeverisë për pallatet mbi 50-vjeçare është justifikim, pasi qëllimi i vërtetë është grabitja e pronës private.
Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Kraja tha se qeveria dhe Edi Rama nuk kanë më çfarë të vjedhin dhe po tentojnë të rrëmbejnë banesat e qytetarëve.
"Qytetari po, ka të drejtë për pronën. Shtetit duhet të ketë një të thënë mbi këto godina, të cilat mund të jenë të sigurta, por mund të jenë edhe me probleme. Problemi qëndron që nën justifikimin e një vjedhje të jashtëzakonshme kërkohet të rrëmbehet prona private. Kur vendoset çmimi i naftës me një VKM, siç u rrëzua nga ana Kushtetuese, ajo që po ndodh është se jemi në një koncept shtetëzimi për pronën priovate vendos shteti, për çmimin e naftës vendos shteti, por shteti tashmë është bërë për investitorët strategjikë. Ligji për investitorët strategjikë është i njëjti koncept, unë kam një trual në bregdet jam pronar privat dua të bëj ç'të duaa, jamn në të drejtën time kushtetuese themelore, shteti thotë jo, vendos unë për tokën tënde, edhe këtu njësoj, prona private, apartamentetet mund të shtetëzohen lehtësisht dhe të gjenden (banorët) rrugëve jo me qira, jo pa qira, jo me bonus, jo pa bonus. Vjedhje deri në palcë. Nuk kanë më çfarë të vjedhin dhe po rrëmbejnë pronën private, banesat", tha Kraja.