", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/28/auto_-640-0-1677587663xsnap-screen-20230226000350-5531677604834.png", "width": 900, "height": 568 } }

VIDEO/ ‘Jam shtatzënë’, rrengu i Denata Toçes e bën bashkëshortin për të qarë

Një 'rreng' i vogël që psikologia Denata Toçe vendosi ti bënte të shoqit, Arben Skënderi ka arritur ta prekë atë, duke e bërë të përlotet. Të ftuar në "Se luan Topi", Toçe njoftoi Skënderin se ishte shtatzënë. Në këtë moment, ai është përlotur nga gëzimi për një fëmijë në familjen e tyre. Por e gjitha ka qenë një lojë. Vetë Toçe thotë "Ua më raftë pika e bëra për të qarë".

Denata: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denata: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të qajë. Ajo më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denata për bashkëshortin e saj.

“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.

View this post on Instagram

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)