", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/28/auto_ERDOGAN-11677597269.webp", "width": 1152, "height": 643 } }

'Nuk iu përgjigjëm tragjedisë siç duhej' Erdogan filmohet duke u dhënë para të prekurve nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Erdogan vizitoi të hënën një nga rajonet e goditura nga tërmeti i 6 shkurtit, Adıyaman. Megjithatë, një veprim i tij, që u kap nga kamerat gjatë takimeve me qytetarët, ka sjellë reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video të shpërndara, presidenti turk u ka dhënë para fëmijëve që e pritën mes turmës në në provincën juglindore të vendit. Gjesti i Erdoganit është cilësuar si i turpshëm.

Presidenti turk i ndau paratë pasi kërkoi “bekimin” nga qytetarët e zonës duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në ” dy ditët e para” të tërmeteve të mëdha.

“Në dy ditët e para, në Adıyaman, për fat të keq, nuk mundëm të kryenim operacionet e shpëtimit dhe kërkimit me efikasitetin që dëshironim, për shkak të efektit shkatërrues të tërmeteve, kushteve negative të motit dhe vështirësive të shkaktuara nga infrastruktura e dëmtuar. Ne jemi të vetëdijshëm për gjithçka dhe askush nuk duhet të ketë dyshime se po bëjmë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha ai më 27 shkurt para qytetarëve.

Kujtojmë se popullariteti i presidentit turk ka rënë ndjeshëm pas goditjes së vendit nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit.