", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/28/auto_dsxIb02S1677594978.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Surprizon Mbappe, sulmuesi francez lëshon deklaratën e bujshme: Në Itali luaj vetëm për…

Ka mjaftuar një video disa sekondëshe në prapaskenat e “FIFA The Best” për t’i bërë tifozët e Milanit që të ëndërrojnë. Kylian Mbappe në fakt i është përgjigjur një pyetjeje për mundësinë që një ditë të luajë në Itali, duke e emëruar klubin kuqezi si vendin e vetëm të mundshëm për të “zbarkuar”.

Një “boutade”, do të thoshte dikush në frëngjisht, një shaka teatrale. Dhe ndoshta është dhe do të mbetet, por ka mjaftuar që menjëherë të bëjë xhiron e globit, duke bërë jehonë edhe në Itali: “Nëse do të transferohesha në Serie-A, është vetëm për Milanin” . Këto janë fjalët e kampionit të kombëtares franceze transalpine dhe yllit të PSG-së, i cili pa çmimin e Leo Messit si lojtari më i mirë i vitit, pa marrë asnjë vlerësim, përveç përfshirjes në Top 11-shen finale të mbrëmjes.