Ndryshe, Atalanta aktualisht është në vendin e gjashtë në kampionatin italian me 41 pikë.

Milani është i treti me 47 pikë, po aq sa Interi i vendit të dytë, ndërsa Napoli është në rrugën e titullit kampion me 65 pikë.

Në ndeshjen e radhës që do të luhet këtë fundjavë, Atalanta do të presë Udinesen, ndërsa Milani do të vizitojë Fiorentinën.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/28/auto_Screenshot_61677593532.png", "width": 900, "height": 605 } }

VIDEO/ Trajneri i Atalantas e humb toruan, hedh një sanduiç drejt tifozëve të Milanit

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, hodhi një sanduiç nga makina e tij ndaj tifozëve të Milanit, të cilët e provokuan atë në rrugët e qytetit, shkruajnë mediat italiane.

Krahas këtij lajmi ata kanë shpërndarë edhe një video të situatës të publikuar në Tëitter dhe supozohet se Gasperini është inatosur pasi ekipi i tij humbi 2-0 në Milano.

Në videon që u bë viral, dëgjohet: “Nuk ke fituar kurrë.” Gasperini më pas u hodhi tifozëve të Milanit sanduiçin që po hante, i cili përfundoi në makinën tjetër nga dritarja. Trajneri i Atalantës vazhdoi të shante tifozët e Milanit, e më pas ngriti xhamin e makinës për të mos lejuar që i njëjti sanduiç të hidhej mbi të.

Kujtojmë se kampioni aktual i Italisë ka festuar me autogolin e Juan Musso në minutën e 26-të dhe një gol të Junior Messias në minutën e 86-të.

Ndeshja u shënua edhe me rikthimin e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk ka luajtur që nga maji i vitit 2022 për shkak të lëndimit dhe operacionit.