Llatja i Elbasanit terror punonjësve në bashki: Më nxirrni fitues tek sondazhi se është jetik për mua!

Partia Demokratike Elbasan ka denoncuar terrorin që po ushtron kryebashkiaku Gledian Llatja ndaj punonjësve të institucionit.

Në postimin në Facebook, PD ka publikuar një mesazh që Llatja i ka dërguar punonjëve, ku i kërkon që ta votojnë në sondazhin se kush do të jetë Kryetari i Bashkisë Elbasan.

Postimi i plotë:

🔴Llatja terror në Bashki: Më nxirrni fitues tek sondazhi se eshte jetik per mua!

"Pèrshendetje! Jam punonjes i administratès ne Elbasan! Po ju nis mesazhin se kane 2 dite qe na kan van ne rrjesht, te merremi dhe te votojm Gledin e Bashkise. Asht turp. Po ju them asht turp ca terrori po na bajn. Pak ma perpara kur e pane qe u rrit profesor Luci te ajo faqja qe po votohej, futen robotet qe te votojne. Turp e faqja zeze"

Je në rregull shoku #Gledi? 😉😂

Je bere qesharak komplet! Boll me këto 😉