SYRI TV/ 'Nisma Thurje' regjistrohet në zgjedhje, Shabani: T’i heqim shumicën PS dhe Veliaj

“Nisma Thurje” është  regjistruar  zyrtarisht në  zgjedhjet e 14 majit, ndërsa synimi kryesor I kësaj force do të jenë vendet në këshillat bashkiakë. Dy përfaqësuesit e “Nisma Thurje”, Endri Shabani dhe Pano Soko deklaruan se do të bëjnë oponencë në këshillat  bashkiakë duke përfaqësuar vetëm interesin e qytetarëve.