Kuçi: Vuçiç luan rolin e viktimës!/ Kafexhiu: Në plan pranohet njohja de fakto e Kosovës
Të ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv ishin të ftuar gazetari Muharrem Kafexhiu dhe doktoranti i marrëdhënieve ndërkombëtare Gurakuq Kuqi.
Sjelljet dhe vendimet që janë marrë nga Serbia dhe Kosova në takimin e zhvilluar në Bruksel ishte tema kryesore e të ftuarve sot në emision.
Kafexhiu është shprehur se në planin e propozuar nga BE-ja është i panegociushëm dhe se palët ose duhet ta pranojnë ose ta refuzojnë dhe në të gjitha pikat e polanit është e pranishme njohja defakto e Kosovës nga Serbia.
"Në fakt është e natyrshme sepse në politikë bisedimet zgjasin pak më tepër edhe për spektakël. Mbrëmë nuk pati të zezë mbi të bardhë por pati marrëveshje mes rreshtash, palët konfirmuan punë në parim për disa çështje të caktuara. Vucic tha se Kurti refuzoi të bisedoi për asociacionin ndërsa Kurti është shprehur se nuk nënshkruajë asgjë se Serbia nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjet e kaluara ka qenë një kërkesë deçizive e tij prej kohësh. Marrëveshjet e mëparshme të implementohen në fillim pastaj të fillojmë në fund me asociacionin sepse Kurti e ka cituar se asociacioni është nene i fundit që do të zbatohet.
Në dokumentin e pranuar dje në 11 pikat njohja de fakto mes dy shtetesh është e pranishme, neni 1 thotë se palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale mes dy shtetesh konform kartës së OKB-s. Çështja është te asociacioni që do të diskutohet, por pikat e tjera nuk preken dhe do të pranohen ashtu si janë ku mes tyre është dhe anëtarësimin në OKB.
Serbia është në mes dy zjarreve pasi nga BE-ja është ndërmarrë miratimi i rezolutës për integrimin Serbisë por edhe heqjen e ndihmës ekonomike dhe të vizave por nga ana tjetër po pengohet nga vasalët e Rusisë."
Doktoranti i marrëdhënieve ndërkombëtare Gurakuq Kuqi tha ndër të tjera se Vuçiç po luan rolin e viktimës dhe se ndodhet mes dy zjarresh , në njërën anë qëndron fondet dhe anëtarësimi në BE dhe në krahun tjetër qëndron fuqishëm Rusia.
"Dje takimi mes dy palëve me negocimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA kishte një pajtim të palëve me tekstin por Vuçiç ishte ai që luajti rolin e viktimës. Balancat mes palëve ishte në rendin e pikave të diskutimit pasi qeveria serbe kërkonte që asociacioni të ishte i pari ndërsa pala kosovare kërkonte që mos të ishte asociacioni i pari por të nënshkruheshin marrëveshjet e mëparshme.
Kjo solli dhe mosnënshtrimin e marrëveshjeve sepse në kontest kjo ishte një plan që merre ose lere ndërsa për bisedime ishte aneksi që tregonte rrugët se si do të implementoheshin marrëveshjet.
Kemi një tërheqje dhe të BE-së pasi Lajçak kur mori postin para tre vitesh u shpreh se kjo marrëveshje është çështje muajsh ndërsa sot akoma nuk është nënshkruar një gjë e tillë. Ai ka dhe një vit mandat dhe nuk rikandidon më, kjo ka sjellë që palët të rrinë të distancuar dhe mos të nguten për një marrëveshje të shpejte. Kjo është një marrëveshje për rrethanat por jo më e mira e mundshme, palët duke e ditur këtë nuk janë ngutur në nënshkrim, ndërsa qeveria serbe dhe Vuçiç po luan rolin e viktimës. Kemi pasur edhe informacione se Serbia ka pasi presion nga Rusia që të presë pasi do të ndjekin një rrugë tjetër kur të mbarojë lufta me Ukrainën dhe sipas tyre të përfundojë me fitoren e Rusisë."